Çfarë po ndodh në Kryeministri? Edi Rama takohet me ambasadorët e BE-së

Çfarë po ndodh në Kryeministri? Edi Rama takohet me ambasadorët e BE-së

Kreu i qeverisë Edi Rama po zhvillon një takim këtë të mërkurë, më 12 nëntor, në ambientet e Kryeministrisë me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të akredituar në Shqipëri. Në këtë takim merr pjesë edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Silvio Gonzato. Motivet e këtij takimi nuk dihen ende. Megjithatë një nga temat e diskutimit mund të jetë progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes vendit tonë dhe institucioneve të Bashkimit Europian. Pak më herët këtë mëngjes, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim online me 27 ambasadorët shqiptarë të akredituar në 27 vende të Bashkimit Europian. Ministrja thotë se në fokus të këtij takimi ishte një fazë e re...