Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Kombëtarja U21 / Bushi: Moldavia, një kundërshtar i fortë në shtëpi
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka folur për fshf.org në prag të ndeshjes së parë miqësore të nëntorit ndaj Moldavisë. Në fjalën e tij, tekniku kuqezi ka folur për ecurinë e përgatitjeve dhe ka vlerësuar kundërshtarin, duke theksuar se Moldavia është një ekip shumë i fortë në fushën e vet. ”Kemi bërë katër seanca stërvitore. Grupin e kemi të plotë, nuk kemi pasur dëmtime. Na kanë ndihmuar shumë këto ditë në stërvitje sepse kemi punuar shumë taktikisht. Dita e martë ka qenë shumë intensive, kemi punuar paradite dhe pasdite për të qenë sa më mirë ditën e ndeshjes. Patjetër që është e rëndësishme, për ne çdo ndeshje është e rëndësishme. Pavarësisht se nuk luajmë në kualifikuese, i vlerësojmë maksimalisht këto ndeshje. I kemi vlerësuar...