Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Film ndërkombëtar për Reçakun dhe luftën në Kosovë, pjesë e kastit edhe Robert De Niro
Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywoodit, përfshirë edhe legjendën e kinemasë Robert De Niro. Lajmin e ka bërë të ditur producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh realizon filma për tregun ndërkombëtar. Në një intervistë me Blendi Fevziun, Krasniqi konfirmoi se Robert De Niro do të luajë rolin e babait të tij. “Është historia e babait tim, dhe masakrën e Reçakut, dhe luftës që ka ndodhur në Kosovë nga fillimi deri në fund”, ka deklaruar ai. Producenti ndau me emocion edhe rrëfimin e dhimbshëm për fatin e të atit, i cili gjatë luftës ishte plagosur dhe më pas djegur për së gjalli, një histori që tani do të shndërrohet në...