Çfarë ndodhi? Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes ‘Gërdeci’: Kam qenë…

Çfarë ndodhi? Irena Gjoka kërkon të largohet nga gjykimi i çështjes ‘Gërdeci’: Kam qenë…

Pas rrëzimit të kërkesës së Fatmir Mediut dhe avokatëve të tij nga gjyqtarja e posaçme Etleva Deda, për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, tashmë është vetë gjyqtarja Gjoka që kërkon të largohet nga gjykimi i kësaj çështje. Ditën e djeshme në datë 11 nëntor, ajo i është drejtuar zv/kryetarit të GJKKO-së Erion Bani, të cilit i kërkon të largohet nga procesi. Gjyqtarja pretendon se është në kushtet kur nuk mund të jetë pjesë e gjykimit, pasi ajo ka qenë gjyqtare e seancës paraprake në këtë çështje dhe e mori gjykimin se i pandehuri kërkoi fillimisht gjykim të shkurtuar. Por në kushtet kur i pandehuri ndryshoi qëndrim dhe pranua kërkesa e gjykimit me procedurë të zakonshme, Irena Gjoka thotë se ndodhet në kushte papajtueshmërie...