Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Në Serbi nuk dorëzohen, Pavlovic: Shkojmë për fitore në Angli
Goli i Rey Manaj shkaktoi kaos në Serbi, tronditi në themel ekipin përfaqësues, Federatën dhe të gjithë ambientin. Në letër, ai gol praktikisht i nxori edhe jashtë Botërorit, pasi Serbia e sheh veten në vendin e 3-të dy ndeshje përpara fundit, i duhet më shumë se një mrekulli për të qëndruar në lojë. Më saktë, pikësëpari i duhet të fitojnë në “Wembley” ndaj Anglisë, një mision thuajse i pamundur, në një kohë kur “Tre Luanët” janë perfekt në këtë fushatë kualifikuese dhe i shkaktuan një humbje me “manita” brenda në Beograd. Më 13 nëntor, Serbia udhëton drejt Londrës me një trajner të ri dhe me besim se mund të dalin me 3 pikë, fakt që pranon edhe Pavlovic, mbrojtësi i Milan: “Padyshim nuk është e...