Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Fallxhorët më gënjyen”, Kim Kardashian shprehet e zemëruar pas dështimit në provim
Kim Kardashian ka shpërthyer në zemërim ndaj fallxhorëve të cilët, sipas saj, kishin parashikuar se do të kalonte provimin e jurisprudencës, por që nuk arriti ta kalonte atë. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Kardashian e ka treguar reagimin e saj, duke shprehur zhgënjim për parashikimet e pasakta të fallxhorëve. Në videon e postuar, Kim është duke bërë grim dhe bisedon me dikë në telefon, ku thotë: “Të gjithë fallxhorët që kam takuar dhe për të cilët kemi qenë të fiksuar janë gënjeshtarë. Ata më thanë të gjithë që do ta kaloj provimin e jurisprudencës, por kjo nuk ndodhi. Të katër ata më thanë të njëjtën gjë dhe tani janë gënjeshtare patologjike.” Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të shumta nga fansat dhe mediat...