Justin përdor produktet e Hailey-t! Çifti i famshëm ndan detaje të reja nga jeta e tyre

Justin përdor produktet e Hailey-t! Çifti i famshëm ndan detaje të reja nga jeta e tyre

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur Hailey Bieber, 28 vjeçe, ka folur hapur për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, po përballojnë rolin e ri si prindër, ndërkohë që vazhdojnë karrierat e tyre të ngarkuara. Në një intervistë për revistën GQ, Hailey u shpreh: “Ne po e marrim çdo ditë si të vijë. Të dy ndiejmë shumë mbrojtje për djalin tonë dhe besoj se kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por jeta jonë është publike, ndaj do të përballemi me çdo situatë kur të vijë momenti.” Themeluesja e markës së bukurisë Rhode tha se ajo dhe Justin kanë gjetur një ekuilibër të shëndetshëm mes gjërave që ndajnë me publikun dhe atyre që mbajnë private. Hailey dhe Justin kanë një djalë Jack Blues,...