Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Pavlovic pret të bëhet baba: Modric na jep shumë siguri, Allegri është trajner komunikues dhe pozitiv
Nga grumbullimi i Serbisë, Strahinja Pavlovic festoi 50 ndeshjet me kombëtaren dhe foli për sezonin e Milanit, i cili ka pasur ngritje e ulje: “Milani është një klub i madh. Kur fitojmë, nuk ka vend më të bukur se Milano ditën pas ndeshjes. Sidoqoftë, duhet të mbetemi me këmbë në tokë, sepse gjithçka mund të ndryshojë shpejt. Serie A këtë sezon është shumë e barabartë. Disa skuadra luftojnë për titull dhe 4 vendet e para. Duhet të mbetemi të fokusuar dhe, me pak fat, mund të bëjmë gjëra të mëdha”. Pavlovic shënoi golin vendimtar në fitore 1-0 ndaj Romës dhe zbuloi se do të bëhet baba në prill: “Për momentin gjithçka shkon mirë, shpresoj të vazhdoj kështu. Nëse para të bërit baba arrihet edhe kualifikimi...