Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Nga stërvitja me urgjencë në spital, Oscar pësoi kolaps shëndetësor për shkak të problemit kardiak
12 Nëntor 2025 10:57 Alfred Lleshi Frikë te San Paolo për Oscar, ish-lojtarin e Chelsea, i cili përjetoi një kolaps gjatë testeve atletike në qendrën stërvitore të klubit. Kjo ndodhi për shkak të një problemi kardiak që u zbulua gjatë provës nën stres fizik. Lojtari u transportua menjëherë në spital dhe gjendja e tij është stabile. Vetëm disa muaj më parë, gjatë kontrolleve për frakturën e një vertebre, Oscar kishte zbuluar një anomali kardiake, por më pas ishte lejuar për aktivitet sportiv. Ja komunikata e San Paolo: “Gjatë testeve të së martës në mëngjes në ‘SuperCT’, në përgatitje për pre-sezonin 2026, Oscar shfaqi një problem kardiak dhe u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor i klubit dhe ‘Einstein Hospital Israelita’. Më pas u transportua në spital, ku...