Norris rrëfen ndryshimin që ndodhi në pak muaj, që solli përmbysjen e madhe në renditje

Norris rrëfen ndryshimin që ndodhi në pak muaj, që solli përmbysjen e madhe në renditje

Në fillim të këtij sezoni, Lando Norris ishte i pasigurt dhe i prirur për gabime, madje shpesh mposhtej nga Oscar Piastri. Megjithatë, ky version i Lando tani duket shumë larg. Që pas garës në Zandvoort, ku u tërhoq për një problem në makinë,  i shkaktuar nga britaniku ka qëndruar përpara shokut të tij të skuadrës çdo fundjavë dhe duke kërcyer nga -34 pikë në +24 pikë në renditje. Pas fitores së tij të dielën në Brazil, në pistën e Interlagos, piloti i McLaren la të kuptohej se ai me të vërtetë ka bërë një ndryshim mendor krahasuar me vitin 2024. Madje edhe pjesën e parë të këtij kampionati. “Gjithmonë ka njerëz atje që përpiqen të të rrëzojnë. Mendoj se kjo është mjaft normale”, tha britaniku....