Gol i anuluar i Van Dijk, flet Webb: Vetëm Donnarumma e di nëse u pengua me të vërtetë apo jo

Gol i anuluar i Van Dijk, flet Webb: Vetëm Donnarumma e di nëse u pengua me të vërtetë apo jo

12 Nëntor 2025 11:12 Alfred Lleshi Goli i anuluar i Van Dijk në ndeshjen që Liverpool-i e humbi 3-0 ndaj Manchester City ka shkaktuar shumë debate në Angli. Goli i mbrojtësit holandez ishte në rezultatin 1-0 dhe mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Kryeinspektori i Premier League, ish-arbitri Howard Webb, foli në programin britanik “Match Officials Mic’d Up” për të sqaruar vendimin, pas ankesave të Liverpool-it. Webb mbrojti vendimin, duke pranuar se goli mund të ishte pranuar: “Situata kur një lojtar pengon një kundërshtar në pozicion jashtë loje është një nga vendimet më subjektive për një arbitër”. Ai shpjegoi se gjatë këndores, lojtarët e City lëvizën dhe Robertson mbeti në pozicion jashtë loje. Kur Van Dijk godet me kokë, VAR duhet të vlerësojë ndikimin...