Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ngjarje tronditëse në shtëpinë e Sterling, futbollisti përballet me bandën e grabitësve
12 Nëntor 2025 9:49 Alfred Lleshi Sipas “The Sun”, Raheem Sterling është përballur drejtpërdrejt me grabitës të armatosur me thika, të cilët hynë në banesën e tij ndërsa familja ndodhej brenda. Ylli i Chelsea po priste të ndiqte ndeshjen kundër Wolves, të shtunën në mbrëmje, kur dëgjoi një grup personash me maska që hynë në katin e sipërm të shtëpisë së tij. Duke vepruar me instinkt të menjëhershëm, Sterling siguroi fillimisht partneren Paige Milian dhe dy fëmijët e tyre, Thiago (8 vjeç) dhe Thai Cruz (6 vjeç), përpara se të ngjitej lart për t’u përballur me grabitësit. Fatmirësisht, pas përballjes, banda u largua pa marrë asgjë, ndërsa familja e futbollistit nuk pësoi lëndime. Autoritetet britanike po hetojnë ngjarjen dhe po punojnë për identifikimin e autorëve keqbërës, të...