Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Laporta: Nuk duam polemika me kombëtaren, por Yamal është në dispozicion të Barcelonës
12 Nëntor 2025 10:05 Alfred Lleshi Joan Laporta foli të mërkurën për situatën aktuale te Barcelona. Mes temave kryesore ishin vizita surprizë e Lionel Messit në “Spotify Camp Nou” dhe mosmarrëveshja me RFEF për pubalgjinë e Lamine Yamal. Presidenti katalanas u përgjigj për “Catalunya Ràdio”: Lamine Yamal: “E shijon jetën dhe futbollin…, është i pjekur për moshën e tij. Nuk më shqetëson stili i tij i jetesës. Duhet të mbrohet dhe ndihmohet nga ne dhe rrethi i tij. Është më i pjekur se djem të tjerë, ka përvojë dhe e menaxhon mirë. Është profesionist dhe stërvitet shumë. Ka pubalgji, i jap merita sepse po luan edhe gjatë rikuperimit. Jam shumë i kënaqur me të. Si futbollist, është gjeni dhe duhet të mbrohet. Akoma nuk ka...