Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Nuk pendohem për largimin e Messit, Barcelona është mbi gjithçka”
Joan Laporta foli të mërkurën për situatën aktuale te Barcelona. Mes temave kryesore ishin vizita surprizë e Lionel Messit në “Spotify Camp Nou” dhe raporti aktual me Florentino Perez. Mbi vizitën e Lionel Messit tha: “E mora mirë, ishte një akt spontan i barcelonizmit të tij. Nuk e dija, ishte me miq, po shëtiste, sapo kishte darkuar. Nuk i dërgova mesazh. Lidhja është korrekte. Ai luan tek Inter Miami, e di që e duam dhe e konsiderojmë siç duhet. Është e drejtë që të marrë nderimin më të madh në botë nga klubi ynë”. Largimi i Messit: “Nuk pendohem. Barcelona është mbi gjithçka. Nuk u bë i mundur rinovimi asokohe, por nëse nderimi ndihmon, është diçka fantastike”. A mund të kthehet Messi në Barcelonë: “Në respekt...