“Kapedani” pa censurë: Ja si reagoi Enver Hoxha kur e pa filmin

“Kapedani” pa censurë: Ja si reagoi Enver Hoxha kur e pa filmin

Albert Vërria Ai ishte një personazh që kishte fuqi dominuese artistike, një personazh që mund të luante sot një komedi e nesër një dramë. Një njeri me botë, me humor, që përçohej nga roli te grupi i xhirimit, e mbi të gjitha qejfli, qejfli i së bukurës. Kështu e kujtonte Muharrem Fejzo, të madhin Albert Vërria, “Kapedanin” e filmit të tij. Në intervistën për “Gazeta Shqiptare”, të dhënë kohë më parë, tashmë regjisori i ndjerë tregon marrëdhënien e tij me aktorin e njohur, garën për ta përzgjedhur si personazh kryesor si dhe faktin pse filmi nuk u censurua, edhe pse kishte ankesa që po talleshin… – Si e keni njohur Albert Vërrinë? Me Bertin jam njohur që në atelieret e Institutit të Lartë të Arteve....