Casillas nderohet në Meksikë, ceremonia e “Hall of Fame” përfundon me foton historike

Casillas nderohet në Meksikë, ceremonia e “Hall of Fame” përfundon me foton historike

12 Nëntor 2025 8:25 Alfred Lleshi Iker Casillas u shpall mbrëmë protagonist në Pachuca, Meksikë, gjatë ceremonisë së 13-të të “Hall of Fame” të futbollit, ku u futën 18 anëtarë të rinj. Ish-portieri i Real Madridit, kampion bote më 2010, u prit me shumë entuziazëm dhe falënderoi publikisht Meksikën e grupin “Pachuca” për vlerësimin. Eventi përfundoi me një foto historike, që bashkoi pesë portierë legjendarë: Casillas, René Higuita, Jorge Campos, “Pato” Fillol (kampion bote më 1978) dhe Nery Pumpido (kampion më 1986 me Argjentinën e Maradonës). Përveç Casillas, në këtë edicion u nderuan edhe Diego Forlán, fitues i dy “Këpucëve të Arta”, megjithëse nuk mori pjesë për shkak të një dëmtimi, si dhe yje të tjerë ndërkombëtarë si Higuita, Gary Lineker e Ronald Koeman. “Hall...