Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Berishës nuk i del inati dhe shton sulmet ndaj ambasadorit Gonzato: Keqinformon BE-në për gjendjen e Shqipërisë
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference për mediat nga selia blu sulmoi dje ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, pas përplasjes për ligjin për barazinë gjinore. Gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve në selinë blu, Berisha akuzoi Gonzaton se keqinformon institucionet e BE lidhur me gjendjen aktuale të Shqipërisë. “Ju e keni dëgjuar reagimin e ambasadorit të BE, reagimin e fundit. Unë duhet t’u them ju dhe shqiptarëve se kundërshtitë e mia me këtë zotëri, sigurisht që kishin lidhje me ligjin që nuk mund ta pranoj kurrë, një ligj të cilin nuk e kanë pranuar 21 vende anëtare të BE. Një ligj, të cilin Gjykata Kushtetuese franceze e ka hedhur poshtë në vitin 2016. Një ligj, të cilin Gjykata Supreme e...