Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ende mister ekzekutimi në Greqi i të riut nga Tepelena, policia po shqyrton llogarinë e tij në Tik Tok
Ekzekutimi i ndërtuesit shqiptar, 27-vjeçarit Sulo Halili nga Tepelena, i cili u gjet i lidhur në pranga, i vrarë dhe i djegur brenda një makine të vjedhur në Skourta, Beoti, mbetet një mister për policinë e Greqisë. Familjarët kishin njoftuar humbjen e tij prej datës 4 nëntor, tre ditë para se një bari i zonës të njoftonte për makinën e djegur dhe brenda saj të gjendej i riu nga fshati Beçisht. Hetimi i Departamentit të Vrasjeve është në kulmin e hetimeve të tij, pas rezultateve të testit të ADN-së, i cili zbuloi se viktima është ndërtuesi 27-vjeçar shqiptar i zhdukur nga Halkida. Autoritetet thanë se Halili është një banor i Halkidës, i martuar dhe pa fëmijë, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 4...