Zidane drejt rikthimit si trajner, pritet të marrë drejtimin e Francës pas Botërorit

Zidane drejt rikthimit si trajner, pritet të marrë drejtimin e Francës pas Botërorit

Ish-trajneri i Realit të Madridit dhe legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, pritet të rikthehet si trajner. Skuadra e fundit që ai ka drejtuar është Reali i Madridit (2016-2021) ndërsa pas katër vitesh mungesë, Zidane duket se është gati për një sfidë të re. Legjenda e Francës ka refuzuar disa oferta nga klube të ndryshme evropiane, duke lënë të kuptohet se pret të marrë trikolorët. Sipas informacioneve të fundit, ai ka arritur një akord me drejtuesit e Federatës Franceze të Futbollit, të cilët pritet t’i besojnë projektin e ri pas largimit të Didier Deschamps. 53-vjeçari ka deklaruar më parë se dëshira e tij është të drejtojë Francën, pas një aventure tepër të suksesshme me madrilenët. Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, Zidane nisi karrierën...