Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Spalletti di çfarë zgjedh, ky është lojtari i parë që ka kërkuar për merkaton e janarit
11 Nëntor 2025 19:19 Telesport Edhe pse nuk po bën shumë ditë në krye të stolit të Juventusit, Luciano Spalleti, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim me patjetër në mesfushë, repart që sipas trajnerit italian “çalon” shumë, sidomos në aspektin difensiv. Dëshira e madhe e Spalletti-t për mesfushën mban emrin e Pierre-Emile Hojbjerg, danezi i cili po shkëlqen në sezonin e tij të dytë tek Olimpique Marseille. Klubi marsejez pagoi 20 milionë euro për danezin tek Tottenham gjatë merkatos së fundit, pasi sezonin e kaluar ai ishte i huazuar dhe i bindi të gjithë me paraqitjet e tij. Pavarësisht se është një lojtar kyç për Roberto De Zerbin dhe po kalon një moment të lumtur në Francë, mesfushori 30-vjeçar nuk do t’i thoshte...