Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Shqipëria U-21 bëhet gati për Moldavinë, dy seanca stërvitore në ditë
11 Nëntor 2025 18:09 Telesport Kombëtarja shqiptare U-21 ka vijuar përgatitjet në Moldavi, në kuadër të ndeshjes miqësore që do të luhet të enjten ndaj Moldavisë U-21. Ditën e sotme, kuqezinjtë kanë zhvilluar dy seanca stërvitore në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave në Vadul lui Vodă, një paradite dhe një pasdite. Në stërvitje mori pjesë i gjithë grupi, teksa me skuadrën është bashkuar edhe Elmedin Rama, i cili mbërriti në grumbullim mbrëmjen e kaluar. Seancat e sotme u fokusua te aspekti fizik dhe përgatitja taktike për miqësoren ndaj Moldavisë. Atmosfera në grup është pozitive dhe ekipi po punon me intensitet për të arritur formën optimale për ndeshjen e së enjtes. Kombëtarja U-21 do të zhvillojë nesër seancën e fundit stërvitore përpara testit Moldavinë, që do...