Uzuni drejt Serisë A, sulmuesi i Kombëtares bëhet gati t’i japë lamtumirën SHBA-së

Uzuni drejt Serisë A, sulmuesi i Kombëtares bëhet gati t’i japë lamtumirën SHBA-së

Myrto Uzuni shumë shpejt mund të bëjë një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij dhe të përfundojë në Serinë A. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, edhe pse ka pak muaj që i është bashkuar klubit të Austin në MLS, po mendon kthimin në Europë. Sipas mediave italiane, futbollisti shqiptar ka gjetur një klub të interesuar të sigurojë firmën e tij. Bëhet fjalë për Kaljarin në Serinë A, një klub i cili është në kërkim të një përforcimi në repartin e sulmit për pjesën e dytë të sezonit ku ka si objektiv mbijetesën. Ideja është që ai të huazohet për pjesën e dytë të sezonit e më pas të diskutohet transferimi përfundimtar i Uzunit nga Austin. Në favor të kësaj marrëveshje është fakti që MLS...