Ismail Kadare: Ti ike udhës së pafundme…

Ismail Kadare: Ti ike udhës së pafundme…

Ismail Kadare Poezi nga Ismail Kadare Ti ike udhës së pafundmeKu zverdhin drurët gjetherënësMbi gjokse pellgjesh tani tundetI arti medalion i hënës. Lejlekët ikën, fill pas tejeSi stof i keq u zbeh blerimiDhe ngjajnë toka, pylli, reja,Me negativin e një filmi. Tani në fusha shkoj menduarKu nis të fryjë erë e ftohtë,Ku ca mullarë të gjysmuarDuken që larg si Don Kishotë. Ç’të bëj, po them me veten time,Në këtë orë të vonë të muzgut,Ku qerrja baltave bën shkrime.Të lashta sa të Gjon Buzukut. Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,Të pi në gjunjë duke rënë,Në grykë, e di, do të më ngeletI ftohtë medalioni i hënës. ObserverKult Lexo edhe: A DO TË KEMI MË AKTORË SI KADRI ROSHI, MARGARITA XHEPA APO TINKA KURTI? Kiço Londo,...