Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Sergej Esenin: Lutja e nënës
Poezi nga Sergej Esenin Në periferi të fshatit, në një izbë, krejt e vetmuarnjë nënë plakë para ikonës, po lutet e gjunjëzuar.Lutet për djalin e vetëm, vajti kohë që s’ i ka shkruar,pse lufton në dhe të huaj, atdheun për të shpëtuar.Lutet nëna e mjeruar dhe fshin lotët që e verbojnë,atëherë syri i mjegulluar sajon pamje që e tmerrojnë.E çon në një fushë beteje, lufta ende s’ ka filluar,sheh djalin e saj hero, të vrarë, me lavdi mbuluar.Përmbi gjoks njollat e gjakut përshkënditje e flakëruar,dhe flamurin e armikut, dorë e ngrirë e mban shtrënguar.Ngazëllimi drithërues i ngrin gjakun plot trishtim,kokë e saj e zbardhëlluar mbi pëllëmbët gjen strehim.I mbulon vetullat, ballin, floku i rrallë që ndrin nën zjarr,por tashmë, lotët që rrjedhin ngjajnë porsi margaritarë.1914...