Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
I dha ide e shtysë, Kristidhi mbyll me Luftëtarin
Një ndër administratorët më aktivë e të zotë në punën e tij, Fotis Kristidhi, lë Luftëtarin e Gjirokastrës. Sipas njoftimit të klubit zikaltër, ish trajneri i skuadrës së fundi me rol drejtuesi e ka mbyllur me ekipin jugor që militon në Kategori të Parë. Në fakt pas humbjes së javës së kaluar 3-1 me Kastriotin është aluduar për një largim të trajnerit vlonjat Besmir Shabani. Gjëndja e vështirë e klubit duket se ka shtyrë drejtuesit të pozicionohen./Sportiim.al/ Njoftimi i Klubit AF Luftëtari: 𝐀𝐅 𝐋𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐢 njofton largimin e 𝐅𝐨𝐭𝐢𝐬 𝐊𝐫𝐢𝐬𝐭𝐢𝐝𝐡𝐢𝐭 nga detyra e administratorit. E falënderojmë për punën dhe kontributin e dhënë si trajner dhe administrator, veçanërisht në momentet e vështira dhe gjatë kësaj periudhe sfiduese. Klubi i uron suksese dhe arritje të mëtejshme në rrugëtimin...