Kualifikueset e Botërorit 2026 / Tuci flet nga grumbullimi: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës

Kualifikueset e Botërorit 2026 / Tuci flet nga grumbullimi: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës

Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. I gjithë ekipi është i fokusuar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, e cila vlerësohet si shumë e rëndësishme nga stafi dhe lojtarët.Sulmuesi Indrit Tuci, në një prononcim për fshf.org u shpreh i lumtur për rikthimin në Kombëtare dhe theksoi që Andorra nuk është një kundërshtar që duhet nënvlerësuar. “Të them të drejtëm ndihem shumë mirë, ndihem shumë i lumtur që u ktheva në Kombëtare, sepse është një arritje e madhe për çdo futbollist të jetë pjesë e Kombëtares, sidomos kur kemi një mundësi më shumë për të shkuar në Botëror. Do jap maksimumin tim, çunat më pritën shumë mirë...