Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Tuci flet nga grumbullimi kuqezi në Barcelonë: I lumtur për rikthimin, asnjë nënvlerësim Andorrës
Kombëtarja shqiptare vijon grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. I gjithë ekipi kuqezi është i fokusuar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, e cila vlerësohet si shumë e rëndësishme nga stafi dhe lojtarët. Sulmuesi Indrit Tuci, në një prononcim për “fshf.org”, u shpreh i lumtur për rikthimin në kombëtare dhe theksoi që Andorra nuk është një kundërshtar që duhet nënvlerësuar: “Të them të drejtëm ndihem shumë mirë, ndihem shumë i lumtur që u ktheva në kombëtare. Eshtë një arritje e madhe për çdo futbollist të jetë pjesë e kombëtares, sidomos kur kemi një mundësi më shumë për të shkuar në Botëror. Do jap maksimumin tim, djemtë më pritën shumë mirë...