Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Yamal kryeson listën të urryerve në La Liga, ylli i Barcelonës merr më shumë ofendime raciste
11 Nëntor 2025 12:44 Alfred Lleshi Problemi i racizmit në futbollin spanjoll po rritet, pavarësisht denoncimeve dhe fushatave ndërgjegjësuese. Sipas një raporti të “Observatorit Iberik” për ksenofobinë, Lamine Yamal, sulmuesi i ri i Barcelonës dhe fitues i fundit i Europianit me Spanjën, ka marrë 60% të mesazheve me urrejtje raciale në rrjetet sociale, më shumë se dy herë më tepër se Rodrigo i Real Madridit dhe Mbappé, Balde, Brahim Díaz apo Inaki Williams. Shprehje si “i mallkuar zezak i vogël arab” dhe “musliman i ndyrë” kanë mbushur rrjetet sociale. Racizmi në Spanjë nuk është fenomen i ri. Më 2006, Samuel Eto’o u sulmua me gjeste majmunësh, ndërsa më 2014, Dani Alves reagoi duke ngrënë bananen që ia hodhën tifozët. Më 2022, Vinícius ndërpreu ndeshjen Valladolid-Real Madrid...