Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Napoli, zbardhen prapaskenat e krizës dhe 100 milionë eurot që “ngrohin” stolin
11 Nëntor 2025 13:03 Alfred Lleshi Pas humbjes në Eindhoven dhe asaj në Bologna, e pesta në 15 ndeshje, të gjitha jashtë fushe, Antonio Conte ka zbuluar tensionet e brendshme te Napoli. Trajneri ka konfirmuar se pati një debat me “senatorët” e skuadrës pas disfatës me PSV-në dhe para fitores ndaj Interit. Tani, me kthimin nga pushimi (kualifikueset e kombëtareve) dhe grupin e plotë, Conte do të duhet të rindërtojë harmoninë, duke kërkuar që çdo lojtar të marrë përgjegjësitë e veta. Problemet lidhen me balancën në grup. Disa lojtarë janë të mbingarkuar fizikisht e psikologjikisht, ndërsa të tjerët ndihen të lënë mënjanë. Futbollistë që kushtojnë mbi 100 milionë euro si Lucca (35 milionë), Beukema (31), Lang (25) dhe Marianucci (9) ishin në stol në Bologna....