Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Kategoria e Parë/ Ky është formacioni & trajneri më i mirë i javës së 11-të
Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 11-të në Kategorinë e Parë sipas skemës 1-5-3-2. Si portier i javës është përzgjedhur ai i ekipit të Burrelit, Sinan Dani. Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Alessandro Kacbufi (Kastrioti), Silas (Burreli) dhe Arlind Kurti (Laçi) Në vijën e mesfushës rreshtohen pesë lojtarët: Redi Kaçanolli (Lushnja) Siaw (Burreli), Rodrigo Migone (Besa), Edmond Hoxha (Kastrioti) Foti Çuçka (Skënderbeu) Sakaq, në vijën ofensive qëndrojnë dy sulmuesit Nassr (Skënderbeu), Taulant Marku (Korabi), ndërsa trajneri më i mirë, Ernest Gjoka.