Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Merkatoja e janarit, De Laurentiis ka gati 50 milionë euro për ta ndihmuar Conten
11 Nëntor 2025 11:36 Alfred Lleshi Napoli po përgatit përpjekjen e madhe në merkaton e janarit për të dalë nga kriza dhe dhënë një mesazh mbështetjeje për Antonio Conte. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka bërë të ditur për drejtorin sportiv Manna dhe trajnerin disponueshmërinë e një buxheti prej të paktën 50 milionë eurosh. Prioritet kryesor është mbrojtësi i djathtë, ku Di Lorenzo po ndjen lodhjen nga mungesa e alternativave. Synimi është Brooke Norton-Cuffy nga Genoa (rreth 15 milionë euro), me alternativa si Sacha Boey i Bayern Munich. Në mesfushë dhe sulm, Napoli do të bëjë të paktën një blerje për të zëvendësuar Anguissa (në Kupën e Afrikës) dhe De Bruyne (jashtë deri në shkurt), me objektiv Arthur Atta të Udinese (rreth 20 milionë euro) dhe...