Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tentuan t’i largohen policisë dhe u përplasën me murin rrethues, arrestohen dy shqiptarë në Zvicër
Dy shqiptarë janë aksidentuar në Zvicër. Aksidenti ndodhi pas një tentative, për t’iu larguar policisë. Kjo pasi ata nuk i ishin bindur urdhërit të saj për të ndaluar automjetin, i cili po udhëtonte mbi shpejtësinë e lejuar. Pas kësaj ata kanë humbur kontrollin e automjetit dhe janë përplasur me murin rrethues të autostradës. Ata janë arrestuar nga policia zviceriane, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spital, pasi ka marrë lëndime gjatë aksidentit. Mediat zviceriane shkruajnë se dy shqiptarët 28 dhe 33 vjeç, u ndaluan në zonën e Würenlos të Zvicrës. Ata janë shoqëruar drejt ambienteve të policisë, ndërsa pritet të merret një masë sigurie ndaj tyre.