Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shkarkuan Juric, Atalanta nuk humbet kohë, Gjimshiti me trajner të ri
Disfata e rëndë ndaj Sassuolos “mbushi kupën”, me Atalantën që doli me një njoftim për mediat duke zyrtarizuar largimin e Ivan Juric. Së bashku me të nga Bergamo u larguan edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, ndihmësit tek Atalanta. Jo vetëm humbja 3-0 në shtëpi përballë Sassuolo-s, shifrat e Juric në krye të Atalantës ishin “horror”: 2 fitore 7 barazime dhe 2 humbje, 13 pikë në total pas 11 javësh, vendi i 13-të në Serie A. Në këto kushte, shkarkimi i tij ishte i pashmangshëm. Berat Gjimshiti me shokë tani kanë një trajner të ri, pasi Atalanta nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur akordin total me Raffaele Palladino. Palladino do të firmos një kontratë deri në 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër...