Reali “fshin” brazilianët, pas Vinicius jr, edhe Rodrygo bën gati “valixhet”

Reali “fshin” brazilianët, pas Vinicius jr, edhe Rodrygo bën gati “valixhet”

Nga Madridi, në fund të këtij sezoni, mund të largohet nga dy yjet e këtij ekipi, dy brazilianët Vinicius jr dhe Rodrygo. Të dy lojtarët me sa duket nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Alonso, me këtë të fundit që përtej deklaratave publike e ka bërë të qartë me zgjedhjet e tij në fushë. Pavarësisht se nga Madridi, si Alonso ashtu edhe drejtuesit e klubit, janë përpjekur të theksojnë se me Vinicius është vendosur paqja, në fund të këtij sezoni e sigurt është se Perez është i hapur për të dëgjuar ofertat që do të vijnë për Vinicius. E njëjta situatë është edhe me Rodrygon. Mundo Deportivo shkruan se për sulmuesin brazilian është vënë në lëvizje Tottenham, me “gjelat” që shohin te Rodrygo goditjen...