Legjendat e Premier League kritikojnë Wirtz: Duket si një fëmijë i vogël në fushë

Legjendat e Premier League kritikojnë Wirtz: Duket si një fëmijë i vogël në fushë

Ambienti në “Anfield” po bëhet gjithnjë e më i tensionuar. Liverpool po kalon një prej krizave më të këqija të viteve të fundit: 5 humbje në 11 ndeshje të Premier League dhe 7 të tilla në 10 sfidat e fundit zyrtare. Humbja 3-0 ndaj Manchester City, me gola nga Haaland, Nico González dhe Jeremy Doku, theksoi dobësitë e “Reds”. Në fakt, fokusi nuk është vetëm te kriza ekipore, por te Florian Wirtz. Mesfushori gjerman, i transferuar verën e kaluar nga Bayer Leverkusen për mbi 100 milionë paund, nuk ka shënuar asnjë gol, as dhënë asiste në 11 ndeshje. Performanca e tij ndaj City ndezi alarmet. Neville tha: “Wirtz është një problem. Ka kushtuar mbi 100 milionë paund dhe duket si një fëmijë i vogël në...