Moggi: Te Juventusi nuk duket ende dora e Spallettit, në hall shoh edhe Conten

Moggi: Te Juventusi nuk duket ende dora e Spallettit, në hall shoh edhe Conten

11 Nëntor 2025 10:53 Alfred Lleshi Luciano Moggi, në faqet e “Libero”, analizoi aktualitetin e Serie A dhe veçanërisht situatën e Juventusit. Ai vëren se kampionati është më i qetë krahasuar me sezonin e kaluar, me 58 gola më pak në javën e 11-të. Për Juventusin, pas barazimit 0-0 në derbin torinez, Spalletti deklaroi qartë: “Kush nuk ndihet si Juventusi, ta thotë vetë”. Të gjithë heshtën, përfshirë tre sulmuesit e rinj. Kjo heshtje ishte një përgjigje e fortë. Moggi shton se efekti i “kurës Spalletti” nuk duket ende, ndoshta shihet pak, por pa rezultatet e pritura. Ai përmend gjithashtu fjalët e Antonio Contes pas humbjes së Napolit ndaj Bologna. Trajneri salentin apeloi fort ekipin për t’u zgjuar, duke thënë se rezultatet nuk janë ende shqetësuese...