Pas 15 vitesh heshtje, drejtësia troket në derën e Berishës për “21 janarin”, të premten në 10:00 do përballet për…

Pas 15 vitesh heshtje, drejtësia troket në derën e Berishës për “21 janarin”, të premten në 10:00 do përballet për…

Gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Mësohet se SPAK e ka thirrur Berishën që të paraqitet ditën e premte në orën 10:00 para prokurorit të çështjes, Alfred Shehu. Ish-kryeministri pritet të merret në pyetje si person që ka dijeni për vrasjet e 4 protestuesve në bulevard me plumbat që u derdhën nga Kryeministria. Mësohet se SPAK ia ka dërguar fletëthirrjen Berishës në banesën në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Kuvend si edhe në selinë e Partisë Demokratike. Kjo është thirrja e dytë që Prokuroria e Posaçme firmos në drejtim të ish Kryeministrit pasi e para, e firmosur më datë 3 nëntor, ishte kthyer mbrapa pa u hapur. Kjo...