Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Po shkëlqen në fushë, Manchester City gati t’i shtyjë kontratën deri në vitin 2030 yllit të skuadrës
11 Nëntor 2025 10:14 Telesport Manchester City nuk ka ndërmend ta humbasë yllin e skuadrës Phil Foden. Sipas thashethemeve, klubi i “citizens” është gati të sigurojnë kontratën e mesfushorit anglez deri në vitin 2030, duke ia zgjatur kontratën aktuale me tre vjet. Foden ka bërë 333 paraqitje zyrtare për City, duke shënuar 104 gola dhe duke dhënë 64 asiste. Pas disa sezonesh në hije, këtë vit ai ka shpërthyer sërish, duke qenë protagonist me skuadrën e trajnerit Pep Guardiola. Phil Foden është një nga shtyllat e skuadrës angleze, që pas një sezoni zhgënjyes është rikthyer protagonist. Për pasojë, klubi është gati të bëjë gjithçka për 25-vjeçarin, duke i ofruar edhe një rrogë më të mirë.