Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
BIRN: ‘Bojkoti’ i zgjedhjeve të pjesshme thellon mungesën e besimit te politika
Një numër gjithnjë e më i vogël votuesish po shkon drejt kutive të votimit në atë që ekspertët e quajnë një klimë të dëmshme për demokracinë dhe që i ka rrënjët te mungesa e thellë e besimit te partitë politike. Në një mot me shi dhe rrugët e përmbytura, qytetarët e Vlorës pothuajse i bojkotuan zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë, ku morën pjesë më pak se 20 mijë votues nga 171 mijë gjithsej ose 12.54 për qind e votuesve. Edhe pse Vlora njihet historikisht për pjesmarrje të ulët, votimet e së dielës shënuan një minimum historik. Pjesëmarrja ishte e ulët edhe në Berat, ku e ushtruan të drejtën e tyre vetëm 20 për qind e votuesve. Në bashkitë më të vogla, Cërrik, Mat...