Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
1 miliardë € për shëndetësinë”/ Shifrat nxjerrin zbuluar propagandën e Ramës
Në një video të ditëve të fundit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se buxheti i shëndetësisë dhe i mirëqenies sociale për vitin e ardhshëm tejkalonte vlerën 1 miliard euro. “Mu duk e udhës të ndaj me ju projektbuxhetin 2026 me mbi 1 miliardë eurot e tij për shëndetësinë dhe mirëqënien sociale”, deklaroi kryeministri. Mirëpo, financimi për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale nuk e tejkalon këtë vlerë. Madje nuk është as 1 miliardë euro. Sipas projektbuxhetit zyrtar, totali i buxhetit për shëndetësinë dhe përkujdesjen sociale në 2026 është 82,5 miliardë lekë, që konvertohet në rreth 853 milionë euro. Nga përllogaritjet rezultojnë rreth 147 milionë euro më pak se ajo që deklaron kryeministri. “E gjithë kjo që ndodh është një propagandë ‘extra’ për veshët e qytetarëve”, shpjegon drejtori i Institutit për Studime Ekonomike, Zef...