Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 11 nëntor 2025…
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura, të cilat gradualisht pas orëve të mëngjesit do të vijnë në pakësim. Në orët e pasdites, mot me kthjellime dhe vranësira të pakta. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët dhe lokalisht në zonën qendrore me intensitet deri mesatar. Reshjet e shiut me intensitet të ulët prite të mbeten prezente deri në orët e mesditës në qendër dhe jug të vendit, gradualisht pas mesdite reshjet e shiut deri në orët e pasdites lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore të vendit. Në mbrëmje, ndërprerje të reshjeve të shiut...