Kontratat koncesionare/ Sterilizimi dhe dializa përfundojnë më 2026, ja sa do të jenë pagesat

Kontratat koncesionare/ Sterilizimi dhe dializa përfundojnë më 2026, ja sa do të jenë pagesat

Financimi i kontratave koncesionare në sektorin e shëndetësisë hyn në një fazë të re vitin që vjen. Sipas projektbuxhetit, dy nga kontratat më të rëndësishme dhe më të kushtueshme të sistemit, ajo e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale dhe ajo e ofrimit të shërbimit të dializës përfundojnë në 2026. Të dhënat tregojnë se pagesat për sterilizimin arrijnë kulmin në vitin 2025 me rreth 1.9 miliardë lekë, përpara se të bien ndjeshëm në 2026 në vetëm 500 milionë lekë, për t’u mbyllur më pas plotësisht. E njëjta prirje vërehet edhe për kontratën e dializës, ku fondet nga 960 milionë lekë në 2025 arrijnë në 815 milionë lekë në 2026, për t’u mbyllur në fund të vitit tjetër. Shifrat tregojnë se buxheti i shtetit do të çlirohet gradualisht...