Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Varësia ndaj ndërtimit po godet financat e bashkive pas rënies së lejeve
Cikli i ndërtimit, me ulje-ngritjet e tij, veç të tjerash, mund të shndërrohet në një burim të konsiderueshëm rreziku për qëndrueshmërinë financiare të bashkive. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për periudhën janar–shtator 2025, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë arkëtuar 28.8 miliardë lekë të ardhura tatimore, ose rreth 7% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Në total, për vitin 2025 janë planifikuar 40.8 miliardë lekë të ardhura vendore, ndërsa deri në fund të 9-mujorit është realizuar rreth 71% e planit vjetor. Brenda kësaj shume, taksat lokale mbeten burimi kryesor, duke zënë 77.4% të të ardhurave tatimore. Megjithatë, struktura e këtyre të ardhurave tregon një varësi të fortë nga ndërtimi. “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” ka pësuar një...