Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Nuk ka surpriza, PS fiton thellë në të pestë bashkitë, dështojnë të “pavarurit”, pjesëmarrje në zgjedhje në nivelin…
Kandidatët socialistë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit që u mbajtën në 5 bashki të vendit kanë fituar përballjet me diferenca të mëdha votash. Socialisti Altin Bojni ka fituar Bashkinë e Matit me rreth 5 mijë vota më shumë se i pavaruri Eduard Brahilika që mbështetej nga opozita, duke iu bashkuar dështuar fituesve në 4 bashkitë e tjera: Vlorë, Berat, Cërrik dhe Tepelenë, ku numërimi i votave përfundoi më herët. Bojni ka fituar 7425 vota ose 66.54%, kundrejt 3184 votave të Brahimlikës që mbështetej nga PD dhe aleatët e saj. Në Vlorë, Brunilda Mersini u shpall fituese me 78.4 % të votave. Brunilda Mersini ka marrë 15672 vota (78.4%). Dionis Sota i mbështetur nga opozita numëron 2333 vota (11.7%) dhe Gjergj Nika, një...