Fitorja e thellë në zgjedhje, Rama: Rezultati, themel i punës për 5 bashkitë! Opozita ekstremisht e dobët

Fitorja e thellë në zgjedhje, Rama: Rezultati, themel i punës për 5 bashkitë! Opozita ekstremisht e dobët

Fitoren e thellë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kryesocialisti Edi Rama e sheh si 5 arsye më shumë për të falënderuar qytetarët për besimin që i dhanë PS, pavarësisht dobësisë ekstreme që sipas tij ndodhet opozita, motit me shi e natyrës së zgjedhjeve lokale, të cilat thotë se nuk e stimulojnë pjesëmarrjen e zgjedhësve në procesin e votimit. “5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen”, shkruan ai. Më tej  Rama uron edhe 5 kryebashkiakët e zgjedhur, Brunilda Mersinin në Vlorë, Ervin Cecën në Berat, Florenc Dokën në...