Sherri me thikë në Vlorë/ Ja KUSH është 30-vjeçari i plagosur, në gjendje kritike për jetën (EMRI)

Sherri me thikë në Vlorë/ Ja KUSH është 30-vjeçari i plagosur, në gjendje kritike për jetën (EMRI)

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një personi në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Rreth orës 20:00, Bledar Skenderaj, 30 vjeç, u godit me një mjet prerës dhe ndodhet aktualisht në spital, në gjendje kritike për jetën. Policia bën me dije se shërbimet e saj kanë identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar që morën pjesë në incident në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Policia nga ana tjetër po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan në plagosjen e 30-vjeçarit.