Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Uejn Runi elozhe për Granit Xhakën: Është shtylla kryesore e Sanderlendit
Adriatik BALLA Të paktë janë lojtarët shqiptarë që kanë regjistruar kaq shumë sukses sa Granit Xhaka. E nisi me moshat në Zvicër, te Bazeli, për të vijuar me Borusia Munshengladbah në Gjermani, më pas për shumë vite te Arsenali, u rikthye në Gjermani te Bajer Leverkusen e tani sërish në Angli, por me Sandërlendin. Kudo ai ka treguar cilësi, integritet, lojtar lider që merr përsipër përgjegjësi, që lexon lojën, e interpreton atë dhe udhëheq grupin drejt suksesit. Të njëjtën gjë po bën aktualisht edhe me Sandërlendin dhe janë figurat e njohura të futbollit anglez që i kanë thur elozhe shqiptarit. Qëndrimi i Runit Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid dhe i kombëtares së Anglisë, Uejn Runi, ka deklaruar se kapiteni i Sanderlandit, Granit Xhaka, është “ndoshta transferimi...