Burimi:
Pcworld.al
Foto © Pcworld.al
Apple do të shtojë funksionalitete të reja të komunikimit satelitor në iPhone
Raportohet e Apple ka planifikuar disa funksionalitete të reja ambicioze të iPhone. Ndërsa telefoni ofron mbështetje për komunikimin satelitor përmes mesazheve, telefonatave për rastet e emergjencës, kompania tani po punon për të sjellë më shumë opsione të tilla sipas Bloomberg. Mes zhvillimeve të reja është edhe një API ku krijuesit e aplikacioneve mund të integrojnë lidhjen satelitore në aplikacionet e tyre, një version i Apple Maps që lejon përdoruesit të navigojnë pa një lidhje Wi-Fi apo celulare, opsioni për të dërguar foto përmes kësaj lidhjeje dhe mbështetja e përmirësuar edhe për në rastin kur telefoni nuk është i drejtuar nga qielli. Të gjitha këto funksionalitete do të rrisnin përdorimin e iPhone kur përdoruesit janë jashtë mbulimit të rrjeteve tradicionale celulare. Një tjetër përmirësim do të...