Van Dijk drejt largimit, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të holandezit në Serie A

Van Dijk drejt largimit, Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të holandezit në Serie A

10 Nëntor 2025 19:09 Telesport Virgil van Dijk mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Liverpool. Tashmë 34 vjeç, qendërmbrojtësi holandez nuk është më ai i dikurshmi, ndaj te Liverpool po përgatiten për ndarjen me të. Kampioni në fuqi i Premier League duket se ka gjetur në Serie A zëvendësuesin ideal të Van Dijk dhe bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni. Sipas asaj që raporton “Il Giorno”, Liverpool është gati të ofrojë mbi 100 milionë euro për qendërmbrojtësin italian. Megjithatë, largimi i Bastoni-t nga zikaltrit nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi drejtuesit e vlerësojnë shumë dhe e shohin si lojtar kryesor të projektit të tyre. Kontrata e Bastoni-t me klubin zikaltër skadon në vitin 2028, gjë që e vë...