Gara për kreun e SPAK, përfaqësuesit e BE ‘zbarkojnë’ në Prokurorinë e Posaçme; takime kokë më kokë me kandidatët

Gara për kreun e SPAK, përfaqësuesit e BE ‘zbarkojnë’ në Prokurorinë e Posaçme; takime kokë më kokë me kandidatët

Përfaqësuesit e Bashkimit Europian në Tiranë kryen takime informale me katër kandidatet që garojnë për drejtimin e SPAK. Sipas gazetares Anila Hoxha, dy përfaqësues të BE-së takuan secilin nga kandidatët veçmas në ambientet e SPAK, duke i pyetur ata për platformën dhe nëse kanë rezerva për procesin. Bisedat janë kryer në zyrat e prokurorëve kandidatë, Klodian Braho, Elvin Gokaj, Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu. Ky takim informal vjen pas disa takimeve të ndërkombëtarëve pranë KLP, të cilët janë pyetur nëse ka probleme procesi i garës për në SPAK dhe nëse kanë pasur influencë apo “kërcënime”. Anëtarët e KLP kanë mbajtur tre mbledhje për të caktuar datën se kur do të thirren për intervistë katër kandidatët dhe megjithëse ka tre data në diskutim që janë brenda...